Një sirenë alarmi është ngritur nga Caritas për fëmijët jetimë në Ukrainë. Numri i tyre ka shkuar në 100 mijë. Disa janë braktisur nga prindërit dhe disa të tjerëve u janë vrarë.
Mësohet se dhjetëra shoqata polake u aktivizuan për ditë të tëra, për të organizuar transportin e tyre me trena dhe autobusë, në përpjekje për t’i nxjerrë jashtë vendit.
Mijëra fëmijë kanë mbërritur tashmë në Poloni dhe qeveria, në bashkëpunim me Caritas-in, kanë ngritur një qendër në jug të vendit ku fëmijët regjistrohen dhe më pas strehohen në zona të ndryshme të Polonisë.
“Janë të lodhur, të frikësuar dhe kanë përjetuar një traumë të dyfishtë, atë të braktisjes dhe atë të luftës”, thonë kujdestarët që kujdesen për këta fëmijë.
Top Channel