Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro për “Portën e Alpeve”, dyfishohet honorari për programin pas shkollës 10/04 11:16
Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, njëkohësisht dhe kryetar i degës lokale të PD, ka votuar në një nga QV që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila.
Pas votimit, ai ftoi qytetarët durrsakë që t’i drejtohen qendrave të votimit dhe t’i kthejnë Durrësin qytetarëve.
”Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj që të dalin të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e qytetit. Të votojnë që t’i japin fund marrjes peng të qytetit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit.”
Aktualisht pjesëmarrja në votim është e ulët.
Top Channel