Pak sekonda pas mbylljes së votimit, Balla uron Eriselda Sefën: Nesër vijojmë punën për popullin e Lushnjës

06/03/2022 19:21

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla i ka shprehur mirënjohjen popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjës, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjës së Kongresit, ndërsa ka përgëzuar kandidaten e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa për fitoren.

Sipas Ballës, kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjës, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjës së Kongresit. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjën.

Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.

Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjës.

Përgëzime Eriselda Sefa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA