Dy përfaqësuesit e Shtëpisë së Lirisë, Ivi Kaso dhe Arben Ristani komentuan për mediat mungesën e komisionerëve të Partisë Demokratike në Vorë.
Kaso tha se PD-ja e Lulzim Bashës nuk po mundet të gjejë as komisionerë për të mbuluar procesin në këto zgjedhje të pjesshme vendore, ndërsa vuri në dukje se po përpiqen për të manipuluar procesin. Ai theksoi se deri më tani, procesi ka vijuar sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa shtoi se pretendimet e PD-së kanë si qëllim për ta ndotur këtë proces në Vorë.
“Kodi Zgjedhor parashikon që komisionerët duhet të jenë banorë të njësisë në të cilën zhvillohet procesi, në pamundësi për t’i mbuluar kanë tentuar të importojë nga jashtë. Gjë që nuk lejohet as nga KQZ dhe as nga KZAZ.”
Nga ana tjetër, Arben Ristani tha se “të zgjedhësh të mos kesh komisionerë, tregon vobektësi dhe mungesë përkrahjeje.”
Ai tha se PD e Bashës duhet të mësojë se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por “duke motivuar njerëzit.”
“Qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme…duhet të lodhen”, deklaroi Ristani.
Top Channel