Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Rrogozhinë, ka folur para gazetarëve pasi ka votuar, duke falenderuar pjesëmarrësit.
I pyetur nga gazetarët për pjesëmarrjen e ulët në këtë bashki, kandidati tha se kjo ka ardhur për shkak të kushteve të vështira të motit dhe emigrimit.
Xhani: Falenderoj banorët dhe votuesit për mbështetjen, komisionet, për kulturën që po tregojnë ditën e sotme. Procesi është zhvilluar i qetë me kulturë dhe standartet e duhura. Për pjesëmarrjen, dihen kushtet e motit dhe vetë rënia e numrit të votuesve si rezultat i shpopullimit ka sjellë këtë rezultat që ju thoni është i ulët numri i votuesve.
Megjithatë, kam besimin se votuesit e qytetit do të dalin të votojnë kryetarin e tyre më të mirë që do të drejtojë pas datës 6 mars.
Të dashur bashkëqytetarët e mi, ju bëj thirrje të ushtroni të vetmen armë që ju jep demokracia, votën e lirë dhe zgjidhni kandidatin më të mirë që ju vlerësoni.
Top Channel