Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji hodhi poshtë pretendimet e PD se PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë.
Sipas Salianjit, problematika e PD-së për të gjetur komisionerë ka krijuar ngërçin, i cili ligjërisht është i zgjidhur pasi qendrat e votimit kanë kuorumin e nevojshëm për të vijuar procesin.
“Për sa i përket problemit jo logjik është se PD ngre një problem mbi emërimin e anëtarëve, PD ka detyrimin ligjor t’i çojë pranë KZAZ-së banorë të bashkisë Vorë.
Problematika e PD-së për të gjetur komisionerë nuk është shkelje e ligjit. Edhe në momentet që flasim partia Demokratike ka detyrimin të paraqesë komisionerë dhe të ushtrojë detyrimet që i jep ligjit për të organizuar procesin e votimit me anëtarët.
Nuk e di për çfarë arsye ka ardhur kjo mungesë komisionerësh, për shkak të pamundësisë për t’i gjetur apo për të bërë pis procesin. Ne na intereson procesi dhe tashmë procesi është një proces ligjor pasi është miratuar kuorumi me 5 anëtarë”, tha Salianji.
Ndërsa shtoi se padia e ngritur nga PD është pa baza ligjore ndërsa shtoi se e vetmja që ka thyer ligjin është nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku e cila në prononcimin e saj nga Vora i bëri thirrje qytetarëve të votojnë duke thyer heshtjen zgjedhore.
“Nuk e di pse bëhet kjo padi. Nëse ka patur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga zonja Tabaku e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar Partinë demokratike.
Kallëzimi është pa logjik, pasi ligjërisht problemi është i zgjidhur. Ata kanë detyrime të çojnë komisionerë dhe bëjnë padi ndaj KZAZ-së pse s’na cakton anëtarë kryesisht. Një të drejtë që e kanë vetë ja kërkojnë KQZ-së. I zgjedhur kryesisht është vetëm sekretari. Ata nuk çojnë komisionerë dhe thonë pse nuk e zgjidh KQZ kryesisht”, tha Salianji.
Top Channel