I mban ‘peng’ një i dënuar! Burgu i Rrogozhinës mund të jetë qendra e vetme e votimit me pjesëmarrje 100%

06/03/2022 17:51

Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinë mund të jetë e vetmja që arrin një pjesëmarrje të plotë të zgjedhësve.

Një anëtar i KZAZ-së tregoi për gazetarin Geri Kolgega se nga burgu i Rrogozhinës deri tani kanë voutar 53 të dënuar.

Interesante është se ka mbetur vetëm një i burgosur, që njëherë thotë do të votoj, njëherë thotë jo, nuk e ka ndarë mendjen. Megjithatë, materialet zgjedhore dhe përfaqësuesit do të jenë aty deri në orën 19:00”.

Nëse edhe ky shtetas voton, kjo qendër votimi, që u hap me kërkesë të vetë personave që po vuajnë dënimin aty, bëhet qendra e votimit që arrin 100% të pjesëmarrjes.

Sot, votohet në gjashtë bashki të vendit për të zgjedhur kryetarët e rinj, por gjatë gjithë ditës është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme. Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%. Më pas vjen Lushnja me 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Ende Shkodra e Durrësi janë të fundit, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA