Gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vendit.

Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë, ku ARRSH njofton se është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë.

Autoriteti Rrugor rekomandon përdorimin e zinxhirëve në Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë.

Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore nëBajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë..

Përdorimi i zinxhirëve rekomandohet edhe në akset Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli-Krastë.

ARRSH ka apeluar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore,  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA