Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shkoi në një qendër votimi në Vorë për të parë nga afër procesin e votimit.
PD ka ngritur akuza për probleme me komisionerit duke thënë se PS dhe LSI janë bërë bashkë, por Celibashi tha se foli me Tabakun për shqetësimet e Partisë Demokratike.
Ndërsa nëse pas orës 19:00 që është orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimeve, ka ende qytetarë që presin për të votuar, do të merret lista me emra dhe do të votojnë.
Celibashi: Tabaku rikonfirmoi shqetësimet nga përfaqësuesit e PD në KQZ. Shqetësimi që ka të bëjë me mospasjen e anëtarëve të KQV të propozuar nga ana e tyre, shqetësimi i fundit kishte të bënte me atë që në disa qendra votimi janë emëruar kryetarë të subjekteve të tjera zgjedhore. KZAZ konfirmoi se nuk ka vendim të tillë. Tashmë nuk ka asnjë kryetar të komisioneve që po e ushtron këtë detyrë në vend të PD. Për këtë arsye nuk besoj se do të ketë vendim për ta shtyrë orarin e votimit. Besoj që rezultati i Vorës do të dalë sot, shumë shpejt pas mbylljes së votimit në qendrat e votimit.
Top Channel