Oerd Bylykbashi bëri thirrje për të votuar masivisht kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka në Durrës.
Në fjalën e tij deklaroi se betejën për Durrësin e kanë me Partinë Socialiste dhe jo me një forcë politike që nuk arrin as të mbulojë me komisionerë qendrat e votimit.
Sipas Bylykbashit, një pjesë e tyre janë importuar nga Dibra, Kruja, Berati, Tirana, Korça e Shijaku. Ndër të tjera shtoi se rastet që janë kapur i përkasin ZAZ nr.21 dhe pas denoncimit janë bllokuar nga KQZ.
“Sot është një ditë e rëndësishme. Me votën e tyre kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin me Ardian Mukën që ti sjellë një ndryshim këtij qyteti që keqadministrohet dhe vidhet në të gjitha resurset e tij. Sot vota e durrsakëve është e rëndësishme ndaj thirrja ime është dilni dhe votoni masivisht. Nëse ka një gjë që ka rëndësi sot është që qytetarët të dalin e të votojnë për ndryshimin dhe kjo vjen përmes Ardian Mukës. Ka pasur disa incidente, kryeissht në Spitallë, por edhe në vende të tjera”, tha Bylykbashi.
Top Channel