Në zonat e thella të Shkodrës vazhdon të mbetet sfidë votimi.

Kushtet e vështira atmosferike me reshje të dendura dëborë e bëjnë të pamundur të dërgohen kutitë e votimit në Shosh dhe Pult.

Komisionerët thonë se janë bllokuar në rrugë nga dëbora dhe nuk kanë arritur ende në qendrat e votimit. Në pamjet e siguaruara nga Top Channel shihen komisionerët të cilët përpiqen të nxjerrin makinën nga dëbora.

Ndërkohë në Shalë nuk mund të bëhet as  identifikimi elektonik për shkak të mungesë së energjisë elektrike, po ashtu problematika ka dhe me internetin, ku valët mungojnë në disa qendra .

Në Shkodër votohet për të zgjedhur midis Majlinda Angonit të PS , Bardh Spahisë nga koalicioni i shtëpisë së lirisë dhe Xhemal Bushatit të PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA