Zgjedhjet në temperaturë dimri nuk e ftohën dot debatin e nxehtë mes “Shtëpisë së Lirisë” dhe Partisë Demokratike në KQZ.

Në orët e fundit të sprintit elektoral palët ngritën pretendime për manipulim të procesit. Sherri mes të djathtëve bëhet për bastionin demokrat të veriut  ku kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi spostimin e 11 qendrave te votimit, ndërsa PD kundërshtoi.

Voltana Ademi është palë ka dalë hapur kandidatit te Berishës. Ky është minim  i procesit”, tha juristi Marash Logu.

Po mohoni të drejtën e votës mijëra votuesve”, tha juristi i LSI-së, Altin Kazizaj.

Pas verifikimit në terren, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili kishte rrëzuar transferimin e qendrave të votimit doli në një vendimmarrje të dytë dhe pranoi pjesërisht kërkesën duke i hapur rrugë zhvendosjes  sipas parashikimeve të kodit  zgjedhor vetëm te 5 qendrave të votimit.

Demokratët e vijuan betejën në KAS, i cili rrëzoi vendimmarrjen e Komisionit, duke mos ndryshuar vendndodhjen e  5 qendrave të votimit të Shalës, e cila është zbardhur nga dëbora. Edhe këtë të shtunë situata me motin është përkeqësuar duke vështirësuar punën për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA