Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat 07/12 14:03
Forcat ruse kanë marrë në kontroll një spital psikiatrik në Ukrainë ku 670 pacientë marrin shërbim të specializuar.
Një lajm i tillë u raportua nga guvernatori i rajonit Oleksiy Kuleba.
“Janë persona me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme, shumë prej tyre qëndrojnë në regjim shtrati prej vitesh. Po u mbaron uji dhe ilaçet”, deklaroi Kuleba.
Referuar burimeve lokale, kanë qenë forcat çeçene ato që kanë marrë kontrollin e spitalit, ndërsa kontaktet me institucionin tashmë janë ndërprerë.
Top Channel