Qytetarët ukrainas që u evakuuan nga zonat Bucha dhe Irpin në veriperëndim të Kievit, iu desh të kalonin mbi lumin përmes një ure të shkatërruar me ndihmën e ushtarëve.
Por jo të gjithë qytetarët që duhet të evakuoheshin sot kanë mundur të largohen nga zonat e rrezikshme, pasi pala ukrainase thotë se operacionet janë penguar nga sulmet e vazhdueshme ruse që nga ora 10 e mëngjesit të së shtunës, koha kur duhet të nisnin evakuimet sipas marrëveshjes së bërë me rusët në raundin e dytë të negociatave.
Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska tha se shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.
Por sipas nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit Serhiy Orlov ka bombardime të vazhdueshme në Mariupol dhe nuk është e mundur të ndodhë evakuimi i civilëve. Por sipas Rusisë, kjo nuk është e vërtetë, ajo thotë se janë “nacionalistët” ukrainas që penguan evakuimin e civilëve.
Top Channel