Forcat ruse tani kanë nën kontroll dy centrale bërthamore ukrainase dhe po përparojnë drejt një të treti, kështu tha presidenti i Ukrainës gjatë një telefonate me senatorët amerikanë të shtunën.
Volodymyr Zelensky tha se termocentrali i tretë që rrezikon të sulmohet është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, i vendosur 120 kilometra (75 milje) në veri të Mykolaiv, një nga disa qytete që rusët po përpiqeshin ta mbanin të rrethuar të shtunën.
Një nga centralet nën kontrollin e rusëve është centrali bërthamor i Zaporizhzhia në qytetin juglindor të Enerhodar, më i madhi në Evropë.
Tjetri është Çernobili, i cili nuk është aktiv, por ende ka staf dhe mirëmbahet.
Bombardimet e mëparshme ruse ndezën një zjarr në uzinën e Zaporizhzhia, i cili u shua pa lëshuar rrezatim.
Ndërkohë gjatë orëve të vona të së shtunës bombardimet ruse kanë vijuar në disa qytete ukrainase, ndërsa një raund i tretë negociatash është paralajmëruar mes palëve të hënën.
Top Channel