Protesta e parë antifashiste/ Përkujtohet në Gjirokastër nga nxënës e mësues të ish-liceut

05/03/2022 13:00

Një pjesë e madhe nxënësve të gjimnazit të sotëm,Liceut të dikurshëm të Gjirokastrës nuk e kanë idenë se çfarë përfaqëson pllakata e vendosur mbi fasadën kryesore të ndërtesës. 

“E kemi marrë vesh në Janar nga mësuesit. Më parë nuk e dinim edhe sepse mësimi ka qenë më shumë online.”

“ Nuk e dija çfarë ishte pllakata por sot gjatë aktivitetit u informuam”, thanë nxënësit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rrallë historike, protesta e parë antifshiste e 6 Marsit të vitit 1942 e ndërmarrë nga nxënës e mësues të Liceut. Ajo lëvizje inspiroi dhe u pasua me protesta të tjera që çuan në mbylljen e gjimnazit në vitin 1942 për tu rihapur në vitin 1945.

Ishin nxënëset e këtij gjimnazi që qëndisën flamurin kombëtar që u përdor për të nderuar memorien e luftëtarëve të çetës së Çerçiz Topullit.

Së fundi në Gjirokastër po ndërmerret një seri aktivitetesh të memories për të dokumentuar ngjarje që nuk përkujtohen prej kohësh.

Po punohet për dokumentimin e ngjarjeve dhe datave, mbledhjen e fakteve dhe rikonceptimin e muzeumeve. Kjo është një detyrë ndaj të shkuarës dhe së ardhmes”, tha Blerim Kore drejtues i turizmit dhe kulturës

Historia u përvetësua gjatë periudhës së sistemit komunist prej vetë komunistëve dhe më pas ka pasur nevoja të ngutshme për tu zhveshur nga ideologjizimi.

“Këto ngjarje të veshura me shumë ideologjizma në të kaluarën duhet të zhvishen e të prezantohen si ngjarje reale. Nga sado ka ndodhur se sado baltë është hedhur mbi shumë pjesë të historisë së Shqipërisë të paktën nuk janë prekur memorialet”, tha studiuesi Ilir Lluri.

Shumë data historike janë ende të papërfshira në kurrikulat mësimore, madje dhe ky pllakat që flet qartë ka qenë shumë larg vëmendjes së nxënësve që e përshkojnë këtë rrugë çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA