Kryeministri izraelit, Naftali Bennett po zhvillon një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të diskutuar për krizën e Ukrainës.
Tre ditë më parë, Bennet, i cili ka propozuar ndërmjetësimin e izraelit mes Rusisë dhe Ukrainës, foli me liderët e të dy vendeve.
Telefonata e parë ishte me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit tha në Tëitter se ata folën për “agresionin rus”. Kremlini më vonë nxori një deklaratë se Bennett nisi një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin. Putin, deklaroi Kremlini, i tha Bennett se marrja parasysh e interesave të sigurisë së Moskës ishte ndër kushtet kryesore për zgjidhjen e konfliktit.
Izraeli ka lidhje të mira me Moskën dhe Kievin. Ai votoi rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën për të qortuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës, edhe pse retorika e Bennett ka qenë e kujdeshme.
Me lejen e Kievit, Bennett është angazhuar për të gjetur një zgjidhje që delegacionet e paqes të gjejnë një konsensus, ndërsa ka shprehur solidaritetin e tij për Ukrainën, duke i dërguar asaj ndihmë humanitare.
Top Channel