24/11 22:56
BBC ka arritur të verifikojë disa pamje të helikopterëve rusë duke sulmuar qytetin e Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.
Qyteti jugor, me më shumë se 400 mijë banorë, është afër kufirit rus dhe është kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia të bashkojnë forcat në Krime.
Në këtë qytet, furnizimet me energji dhe ujë janë ndërprerë në mes të një sulmi të vazhdueshëm bombardimesh. Zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar për një krizë humanitare.
Top Channel