“Pashë një baba në varreza që përkundte arkivolin e bardhë të djalit të tij”, zonja e Parë e Ukrainës: Nuk do të doja që Europa të bëhej e pandjeshme, mos na harroni 03/12 13:37
Ushtria ukrainase ka bërë bilancet e fundit të humbjeve të ushtrisë ruse, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha.
Në ditën e nëntë të luftimit, Ukraina thotë se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë në konflikt. Kjo shifër u konfirmua edhe më herët nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Ukraina thotë se humbjet e tjera ruse përfshijnë të paktën 251 tanke, 33 avionë, 37 helikopterë, 404 automjete dhe 105 sisteme artilerie.
Këto shifra janë shumë më të larta se ato të cituara nga Moska, e cila thotë se ka humbur 498 trupa deri më tani në konfliktin njëjavor.
Top Channel