Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë në Ukrainë sipas zyrtarëve perëndimorë.
Ata thonë se zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të të Armëve të Kombinuara u vra nga një snajper. Një komandant divizioni dhe një komandant regjimenti janë vrarë gjithashtu.
Dyshohet se komandantët rusë kanë avancuar drejt Ukrainës për të fituar më shumë kontroll, por operacioni i tyre ka dështuar.
Ukraina është në ditën e nëntë e luftës, e cila u hap me sulmin rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë i dyti më i madhi në Evropë, që siguron 25 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës. Frika dhe paniku zgjati për orë të tëra për shkak të një zjarri masiv që më pas u shua. Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe objektet e rëndësishme nuk u cenuan.
Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet nga të gjitha frontet dhe situata duket gjithnjë e më e rëndë në të gjitha qytetet në Ukrainë.
Top Channel