Sulmet në Ukrainë, fëmijët e sëmurë në Kiev zhvendosen në bodrumin e spitalit

04/03/2022 08:35

Ndërsa sulmi rus në Kiev vazhdon të rritet, në spitalin më të madh të fëmijëve aty, fëmijët zvendosen në bodrumin e tij për të marrë trajtimin e domosdoshëm.

Ndërsa sulmi rus në Kiev vazhdon të rritet, në spitalin më të madh të fëmijëve aty, fëmijët zvendosen në bodrumin e tij për të marrë trajtimin e domosdoshëm.

Edhe pse nën zhurmën e luftimeve të rënda dhe granatimeve jashtë, fëmijët janë shumë të sëmurë për t’u transferuar diku tjetër. Për këtë arsye është përshtatur korridori i nëndheshëm i spitalit për rreth 10 pacientë.

Nëna e Milenas 3-muajshe, Sonia, tha për CNN se kishte fjetur në dysheme pranë saj për shtatë netët e fundit.

“Ne duhet të qëndrojmë nën tokë dhe nuk e dimë për sa kohë. Unë jam vetëm këtu në spital dhe burri im është në shtëpi me fëmijën tim tjetër,” tha ajo.

Sipas CNN, ndërkohë që spitali merret me lëndimet e traumas, në mungesë të burimeve njerëzore,  disa prindër kanë ndihmuar në kujdesin për fëmijët e tjerë në bodrum.

Delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan në Bjellorusi këtë të enjte për një raund tjetër bisedimesh, por ranë dakord vetëm që të të sigurojnë korridore humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në zonat ku po ndodh evakuimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA