Programues kompjuterash dhe dado/ Punonjësit e thjeshtë në Odessa i bashkohen ushtrisë ukrainase

04/03/2022 09:19

Në Odessa, një qytet port i rëndësishëm strategjik në bregun e Detit të Zi të Ukrainës, punonjësit e thjeshtë si programues kompjuterash, punonjës të IT-së, apo dado, kanë marrë armët për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

Një shef marketingu që iu bashkua ushtrisë ukrainase tha për CNN se dy nga miqtë e tij ishin vrarë tashmë në luftë, të dy vullnetarë që kishin luftuar në qytetin e rrethuar të Khersonit.

Ata nuk kishin fare bazë ushtarakem, të dy ishin programues,” tha ai.

Një vullnetare 19-vjeçare, e cila më parë ka punuar si dado, po ashtu i është bashkuar ushtrisë ukrainase, për të mbrojtur vendin e saj kundër pushtimit rus.  Kur ajo ishte 11 vjeç, ajo u largua nga Krimea, e cila u pushtua nga Rusia në vitin 2014 dhe u aneksua pas një referendumi të konsideruar gjerësisht si një mashtrim.

Ne jemi gati deri në fund për të mbrojtur tokën tonë,” tha ajo për CNN.

Përveç punonjësve të thjeshtë, ushtrisë ukrainase janë bashkuar edhe figura të njohur në profesione të ndryshme si tenistë, boksierë apo modele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA