I shumëkërkuari Alfred Mikeli, që prej 4 vitesh vijon të jetë një i arratisur i drejtësisë.

Por mosprekja e tij nga prangat, më shumë se çështje fati, ka qenë çështje parash. Të paguara ndaj policisë, në mënyrë që për të, ai te ishte i padukshëm. Së paku kështu rezulton se  vepruan dy oficerë të operacionales që pasi zbuluan vendndodhjen e Mikelit  kërkuan para me kushtin që mos ta prangosnin.

Dosja që TCH disponon detajon aferën korruptive prej 10 mijë euro, të verifikuar nga SHCBA. I kërkuari për trafik droge u lokalizua nga agjentët Viktor Buca dhe Gëzim Luka që pas katër ditëve shërbim raportuan se nuk kishte asnjë gjurmë të tij. Por ndërkohë ata nisën pazaret me të.

45-vjeçari i shumëkërkuar nga policia po kalonte pushimet verore në qytetin e Durrësit  pa rënë në sy nga autoritetet.  E megjithatë ai ishte pikasur  nga informatorët e efektivëve që janë nën hetim.

Të dënuarit me 8 vjet burgim iu kontrollua banesa ku jetonte me qira dhe gjatë negocimit agjentët i propozuan ta paguante lirinë. SPAK përmend  se i shumëkërkuari iu është lutur duke ju treguar se kishte mundësi t’u paguante direkt vetëm 1500 euro. Por dy të akuzuarit  kanë këmbëngulur 10 mijë euro ” pasi sipas tyre 5 mijë euro ishin për shefin dhe pesë për ta”.

SPAK u vu në dijeni nga miku i të shumëkërkuarit i cili i huazoi atij shumën që i nevojitej.

Shtetasi që është dëshmitar në hetime përmend se pas kësaj me një BMV,  me targa të paregjistruara, oficerët u larguan drejt Tiranës ku do të merrej. 10 mijë euroshi është paguar në afërsi të një hoteli.

Me rëndësi të veçantë konsiderohet edhe dëshmia e bashkëshortes së të kërkuarit që shpjegon se burri i saj u ndalua pasi dolën xhiro dhe dy persona e ndaluan në kohën që ai mbante fëmijën në krahë.

Në hetime përmendet dhe marrja në pyetje e zyrtareve të policisë së Durrësit, pasi është verifikuar nëse ka pasur apo jo plan masash për arrestimin e Mikelit.

Njëri nga policët që del të ketë  hapur Tims-in gjate kësaj periudhe pranon që ia kërkuan kolegët si nder, pasi donin të shikonin kush ishte Alfred Mikeli.

Por në fakt ndonëse qytetari Koleci kërkoi që çështja të mos hetohej, pas saj doli një aferë korruptive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA