Ndëshkohen oligarkët e Putin/ Britania i vendos sanksione 13 miliarderëve rusë

04/03/2022 15:09

Si Usmanov ashtu dhe Shuvalov janë figura të rëndësishme në konstalecionin e supër të pasurve që qarkullojnë në orbitën e presidentit rus Putin. I pari një miliarder mineralesh që ka investuar në futbollin anglez dhe i dytë ish zëvendës kryeministër, ku të dy në total me një pasuri prej 19 miliardë stërlinash kanë prona dhe biznese të shumta në Britani dhe Londër.

Sanksionet e njoftuara nga Forin Ofisi pas një presioni mjaft të madh politik dhe publik duket se kanë filluar të adresojnë akuzat për mënyrën se si po trajtohen oligarkët e Putinit, të cilët kanë investuar rreth 64 miliardë në Britani.

Kritika ndaj qeverisë së Boris Johnson është se retorika ndaj oligarkëve është më mbresëlënëse sesa veprimet konkrete ndaj tyre. Të dy këta oligarkë ishin objekt i sulmeve politike në parlamentin britanik si shembull dhe provë e dështimit të qeverisë së kryeministrit Johnson për të vepruar ndaj tyre.

Të dy këtyre oligarkëve që e cojnë në 13 numrin e atyre që janë sanksionuar u janë ngrirë asetet, ndërkohë që nuk u lejohet të udhëtojnë, sakaq që asnjë qytetar britanik apo biznes nuk u lejohet të kryejnë biznes me ta, në bazë të këtyre sanksioneve. Edhe pse sanksionet po shkaktojnë një parehati relative në përditshmërinë e këtyre oligarkëve, mbetet enigmë se cfarë impakti nëse do kenë, këto sanksione ndaj asaj që po bën Vladimir Putin në Ukrainë.

Edhe pse sanksionet e fundit financiare janë në sintoni dhe koordinim me amerikanët dhe aleatët e tyre, ato rezultojnë si më të mëdhat e ndërmarra ndnjëherë historikisht. Qeveria britanike e kryeministrit konservator Boris Johnson është bërë objekt i kritikave pasi mendohet se oligarkët rus kanë dhënë donacione të mëdha partisë së tij por edhe partive të tjera politike në vend, ndër vite dhe frika ndaj zbulimit të këtyre shifrave mendohet se qëndron pas ngurimit për të vepruar më fuqishëm ndaj tyre, të cilët e kanë shndërruar kryeqytetin britanik, sipas zhargonit më të fundit të Londongrad të përmbytur nga parat e pista të oligarkëve dhe regjimeve më të korruptuara në botë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA