Mes luftës, banorët përpiqen të mbrojnë trashëgiminë e qytetit

04/03/2022 09:31

Banorët e qytetit kulturor të Ukrainës, Lviv,  po përpiqen të mbrojnë monumentet historike, të cilat rrezikohen nga bombardimet ruse.

Zyrtarët lokalë të trashëgimisë janë shprehur se disa nga statujat janë mbështjellë me materiale të ndryshme për të mos u dëmtuar  nga sulmet.

Banorët kanë mundur të mbështjellin skulpturat e perëndisë romake Neptun dhe perëndeshës greke Amfitrite në plastikë.

Po ashtu, jashtë Katedrales Latine, e ndërtuar në shekullin e 14-të, një statujë më e vogël u pa e mbuluar në atë që dukej si shkumë dhe e fiksuar me shirit.

Statujat e hyjnive klasike Adonis dhe Diana, si dhe figurat gëlqerore u ndërtuan më shumë se 200 vjet më parë, me shatërvanët shoqërues të vendosur në çdo cep të sheshit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA