Më shumë se 1.2 milionë persona janë larguar nga Ukraina

04/03/2022 15:19

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më datë 24 shkurt.

Sipas UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijë, rreth gjysmë milion prej atyre që janë larguar janë të rinj.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka parashikuar se më shumë se katër milionë refugjatë ukrainas mund të kenë nevojë përfundimisht për mbrojtje dhe ndihmë.

Shefi i komunikimit i UNCHR-së, Joung-ah Ghedini-Williams e përshkroi shkallën e eksodit si “fenomenale”.

Ne e dimë se ka shumë të tjerë në lëvizje. Gjithashtu ka mundësi që po i njëjti numër njerëzish kanë lëvizur brenda vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA