Qyteti i Mariupolit ndodhet në një emergjencë të vërtetë humanitare, pasi prej pesë ditësh është sulmin e forcave ruse dhe nuk ka ujë të pijshëm, energji elektrike, si dhe ushqimet po mbarojnë me ritme të frikshme.
Kështu raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, mbi qytetin lindor ukrainas, i cili është edhe një ndër pikat kyçe ku lufta mund të vendoset.
Rrethimi i qytetit është bërë pesë ditë më parë nga Rusia dhe duket se ndalimi i kalimit të rezervave ushqimore ka qenë ndër lëvizjet e para të tyre.
Kryebashkiaku i qytetit ka pohuar se situata në qytet është shumë e vështirë. Rezervat ushqimore janë në prag të përfundimit dhe nëse nuk ka ndihma të shpejta humanitare, ky mund të jetë kapitullimi i një prej qyteteve më të rëndësishme në Ukrainë.
I vetmi qytet tjetër i rënë deri tani, është ai jugor i Kherson-it, i cili u sulmua nga forcat ruse prej Krimesë.
Top Channel