Lufta në Ukrainë/ Kreu i Bankës Botërore: Do të ngadalësojë ekonominë

04/03/2022 22:50

Presidenti i bankës Botërore, David Malpass i tha BBC se lufta në Ukrainë do të ngadalësojë ndjeshëm rritjen globale të ekonomisë.

Lufta në Ukrainë po zhvillohet në një moment të keq, sepse inflacioni ishte tashmë në rritje”, tha ai.

Malpass nënvizoi faktin se pasojat e luftës do të shkojnë përtej kufijve ukrainas gjë që do të sjellë rritje të çmimit të energjisë, por do të godasë  veçanërisht pjesën e varfër të shoqërisë.

Çmimet e ushqimeve gjithashtu janë rritur  dhe ky përbën një problem të madh për vendet  e varfra, gjithashtu tha Malpass.

Presidenti i bankës botërore tha se si Rusia dhe Ukraina, janë prodhues të mëdhenj të ushqimeve. Ukraina është prodhuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, ndërsa Rusia në vend të dytë dhe së bashku zënë 60 përqind të prodhimit në  rang global.

Deri më tani nuk ka një rrugë se si mund ta kompensojmë këtë humbje nga këto dy vende, prandaj edhe po rriten çmimet”, tha Malpass.

Banka Botërore ka dhënë deri më tani  7.9 miliardë dollarë për të ndihmuar zhvillimin e ekonomisë së Ukrainës që nga viti 2014.

Ato para e kanë ndihmuar vendin të krijojë reforma të gjera ekonomike duke përfshirë privatizimet në sektorët e energjisë dhe atij bankar, si dhe për ta bërë tokën bujqësore më produktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA