Yevghen Sboromyrskiy po dridhej aq shumë saqë ai nuk mund ta vinte cigaren në buzë teksa shikonte shtëpinë e tij të digjej pasi u bombardua nga rusët.
Shpërthimet në frontin veriperëndimor të Kievit i detyruan fqinjët e Sboromyrskiy të fshiheshin pas gardheve të tyre. Por Sboromyrskiy, i shtangur, qëndroi në mes të rrugës.
“Po hapja frigoriferin për të marrë disa vezë. Pastaj u dëgjua një bum i madh, frigoriferi ra mbi mua dhe më e gjithë shtëpia”.
Kur fqinjët e tij filluan të bërtisnin se mund të shpërthente karburanti në kasolle, Sboromyrskiy filloi të vraponte dhe më pas u ndal dhe ra në gjunjë.
“Kjo është e gjithë jeta ime. Gruaja ime ia doli të dilte nga dritarja dhe falënderoj Zotin që fëmijët e mi kishin shkuar në dyqan 10 minuta më parë. Falë Zotit. Ajo gjë ra pikërisht në dhomën e tyre”.
Në javën e dytë të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës janë parë sulme gjithnjë e më vdekjeprurëse .
Top Channel