“Pashë një baba në varreza që përkundte arkivolin e bardhë të djalit të tij”, zonja e Parë e Ukrainës: Nuk do të doja që Europa të bëhej e pandjeshme, mos na harroni 03/12 13:37
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas sulmit të një termocentrali bërthamor në Ukrainë këtë të premte do të mbajë një takim urgjent në Nju Jork.
Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, ku një zjarr që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ngjalli shumë frikë dhe panik.
Ky do të jetë një takim i hapur me fjalime, duke përfshirë një zyrtar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe një zyrtar të OKB-së.
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar deklaruan se duhej të organizohej një takim urgjent pas këtij sulmi.
Top Channel