24/11 22:56
Firma e dytë më e madhe ruse e naftës “Luloil” ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Bordi i Drejtorëve të LUKOIL shpreh shqetësimet e tij më të thella për ngjarjet tragjike në Ukrainë,” tha firma në një deklaratë.
Lukoil ka shprehur solidaritet për të gjitha viktimat e luftës, duke theksuar se mbështet armëpushimin.
“Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë”.
Top Channel