Qindra studentë ndërkombëtarë në Ukrainë i kanë bërë apel botës që ti ndihmojë pasi ndodhen të bllokuar në atje prej sulmeve të vazhdueshme ruse.
Qindra studentë ndërkombëtarë në Ukrainë i kanë bërë apel botës që ti ndihmojë pasi ndodhen të bllokuar në atje prej sulmeve të vazhdueshme ruse.
“Na ndihmoni, jemi të bllokuar”, është thirrja e studentëcve të bllokuar në qytetin ukrainas të Sumy, në verilindje të Ukrainës, vetëm rreth 30 milje nga kufiri me Rusinë.
Një studente nigeriane e mjekësisë në Universitetin Shtetëror Sumy, Vivian Udenze, 21 vjeç tha se janë më shumë se 600 të huaj dhe student të bllokuar që po bëjnë ditën e tyre të 8-të që nga fillimi i krizës.
Siç shkruan CNN, Udenze tha se shumica e grupit janë studentë të mjekësisë, dhe ata janë nga Nigeria, Maroku, Tanzania, Kongo, India e disa vende të tjera.
“Unë jam shumë i frikësuar dhe koha po ikën. Ne nuk duam që rusët të hyjnë në qytet dhe të na takojnë këtu. Ne kemi nevojë për një korridor humanitar që të mund të dalim”, tha ajo për CNN, duke shtuar se pas disa shpërthimeve të tjera të dëgjuara të enjten në mbrëmje rreth orës 18:30 me kohën lokale, studentët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë.
Sipas rezultateve të bëra me dije më herët nga raundi i dytë i bisedimeve midis një delegacioni nga Rusia dhe Ukraina në Bjellorusi të enjten, u tha se të dy palët kanë rënë dakord për korridoret humanitare për civilët. Pritet dita e sotme për të parë se sa do të funksionojnë këto vendime të marra prej dy palëve.
Top Channel