Vrau familjen shqiptare, detaje për autorin e dyshuar: Ka qenë i shtruar në spital psikiatrik, keqtrajtoi dy ish gratë

03/03/2022 14:05

Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen një familje shqiptare në Andravidha të Greqisë. Sipas policisë greke, autor i dyshuar është një shtetas grek,i zoti i banesës në të cilën jetonte me qera familja shqiptare.

Viktimat Armando dhe Maria Dosku dhe dy fëmijët e tyre 1 e 2 vjeç, që u ekzekutuan me armë dheu masakruan me thikë në banesën e tyre.

Autori tentoi t’i zhdukë trupat duke tentuar ti ngarkojë në një rimorkio, por duket se nuk arriti ta realizojë synimin e tij pasi në banesë ka mbërritur djali 11 vjeçar i Marias, i cili ka gjetur trupat e masakruar dhe ka rendur për ndihmë në kishën aty pranë.

Policia thotë se është çështje kohe gjetja dhe arrestimi i autorit. Jashtë kamerave fqinjët thonë se ai ka probleme të çrregullimit mendor.

Në të kaluarën ai është mbajtur për pak kohë në një spital psikiatrik, dhe pasi ka dalë ka vazhduar aktet mizore duke keqtrajtuar dy ish gratë e tij, fqinjët, e madje edhe kafshët shtëpiake të banorëve  të tjerë.

Për familjen shqiptare fqinjët thonë se bëhet fjalë për njerëz shumë punëtorë e fjalë pak. Ata ndodheshin në zonë për rreth 2 vjet dhe nuk kishin krijuar asnjëherë asnjë problem.

Fëmija 11 vjeçar që mundi t’i shpëtojë masakrës do t’i dorëzohet babait të tij i cili ka mbërritur nga Athina për ta marrë, ndërsa trupat e viktimave u dërguan në morgun e Patrës dhe në vazhdim do tj’u dorëzohen të afërmve për tu dërguar në vendlindje për të kryer ceremoninë mortore .

FOTO GALERI
2/7

Top Channel