Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Delegacionet ruse dhe ukrainase do të takohen këtë të mërkurë për të vijuar me raundin e dytë të bisedimeve për paqe në mes të konfliktit.
Lajmi është konfirmuar nga një anëtar i stafit të Presidencës ukrainase, i cili tha se delegacionet përbëhen nga të njëjtët përfaqësues që ishin të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve, zhvilluar të hënën.
“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet sot”, tha ai për CNN.
Delegacionet do të përbëhen nga të njëjtët anëtarë që ishin në takimin e parë”, shtoi zyrtari.
Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, tha se raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.
Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë zhvillim pozitiv.
Top Channel