![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/07191d29-0f46-4d97-bece-6faf590788b5_hd-800x450.jpg)
10/02 22:59
Kryebashkiaku i Kherson, Igor Kolykhayev ka mohuar informacionet se qyteti ka rënë në duart e ushtrisë ruse.
Kolykhayev ka bërë me dije se forcat ukrainase janë në front, duke luftuar kundër ushtrisë ruse.
“Ne jemi ende Ukrainë. Ende e fortë”, shkroi krybashkiaku në rrjetet sociale.
Reagimi i kryebashkiakut vjen pasi mëngjesin e sotëm, ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj kishin marrë kontrollin e plotë të Khersonit, një kryeqytet provincial me rreth një çerek milion njerëz në frontin jugor.
Nëse pretendimet e ushtrisë ruse janë të vërteta, atëherë Kherson do të ishte qyteti i parë në Ukrainë që do të pushtohej nga forcat ruse deri më tani.
Top Channel