
Përshkallëzohet situata në Gaza! Tanket izraelite futen për herë të parë në Deir Al-Balah, raportohet për tetë viktima
21/07 11:46
Kremlini ka njoftuar këtë të mërkurë se zyrtarët rusë janë gati të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se nuk dihet nëse zyrtarët ukrainas do të paraqiten në takim.
Sipas Reuters, Peskov ka thënë se Moska duhet të formulojë një përgjigje të ashpër, të menduar dhe të qartë kundër masave të vendosura ndaj vendeve perëndimore për të minuar ekonominë ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha ditën e djeshme se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të zhvillohen bisedimet.
Top Channel