Kina në krah të Rusisë: Nuk i miratojmë sanksionet, do vazhdojmë marrëdhënien normalisht!

02/03/2022 12:00

Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së për vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë.

Kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, Guo Shuqing tha se Pekini i kundërshton sanksionet dhe do të vazhdojë normalisht marrëdhëniet tregare apo financiare me Rusinë.

Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”, tha Shuqing në një konferencë për shtyp.

Kina është një blerës i madh i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që nuk ka kritikuar sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA