Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris këtë të mërkurë deklaroi se “gjithçka është në tryezë”, ndërsa theksoi më tej se ata janë duke vlerësuar sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për fillimin e një sulmi ndaj Ukrainës dhe vazhdoi të theksojë se SHBA-të nuk do të dërgojnë trupa për të luftuar forcat ruse në Ukrainë.
“Ajo që do të vazhdojmë të bëjmë është të qëndrojmë të vendosur me aleatët tanë në drejtim të rivlerësimit të asaj që po bëjmë me sanksionet. Gjithçka është në tryezë për t’u konsideruar, sinqerisht”, tha Harris për “TODAY Show” në “NBC”.
Harris vazhdoi se, “ajo që ne nuk do të bëjmë dhe duhet thënë gjithashtu, siç ka thënë vazhdimisht Presidenti, ne nuk do të vendosim trupa amerikane në Ukrainë për të luftuar rusët në tokë ose në ajër. Por ne jemi të vendosur në gatishmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s dhe aleatët tanë, çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
Harris ka deklaruar se SHBA-të po monitorojnë nga afër veprimet e Rusisë dhe po vlerësojnë nëse ka pasur shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.
“Jemi shumë të shqetësuar dhe po e monitorojmë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se nëse ka ndonjë shënjestrim të qëllimshëm të civilëve që ne po shikojmë faktin se mund të ketë një shkelje, shumë mirë mund të jetë një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Pra, kjo është një çështje që ne të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje. Është mizore dhe është një shkelje e të gjitha standardeve dhe parimeve që ne, veçanërisht si vende të NATO-s i marrim seriozisht në drejtim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo kombi”, ka theksuar Harris.
Harris tha se SHBA do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, si dhe ndihmë për sigurinë për popullin e Ukrainës.
Gjithashtu ajo ka shtuar se Rusia tashmë po i sheh efektet e masave hakmarrëse ekonomike që SHBA-të kanë vendosur kundër kombit.
“Rubla është në rënie të lirë. Ajo që kemi parë është se bursa ruse është mbyllur. Ajo që ne kemi parë është se Rusia ka marrë një vlerësim krediti në thelb të hedhurinave. Kështu që ne e dimë se ka ndikim”, tha ajo.
Harris tha se ajo foli të martën me krerët e Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë dhe Rumanisë për mënyrën se si SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin aleatët e saj.
Ajo vlerësoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai “ka treguar guxim të jashtëzakonshëm” dhe “ka qenë një frymëzim për të gjithë ne”.
Top Channel