![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/07191d29-0f46-4d97-bece-6faf590788b5_hd-800x450.jpg)
10/02 22:59
Një vajzë nga Ukraina është fotografuar teksa mbrërrin në pikën kufitare në Medyka të Polonisë dhe në krahë mban “mikun” e saj besnik.
E ndërsa disave iu është dashur të marrin rroba dhe ushqim me vete, momenti i kapur nga Visar Kryeziu, tregon sesi një vajzë nuk e ka lënë vetëm qenin e saj, por ka vendosur ta marrë me vete, pavarësisht gjithçkaje.
Në mes luftës dhe terrorit, ukrainasit po detyrohen të lënë pas shtëpitë e tyre, punën dhe gjithçka kishin krijuar deri më tani, jo për një jetë më të mirë, por për të shpëtuar veten.
Top Channel