Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin duke paralajmëruar se do të vijojnë të merren masa për të ndëshkuar Ukrainën.
“Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, duhet të mos vazhdojë më,” tha Biden gjatë fjalimit të tij ndërsa njoftoi një grup të ri pune nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA për të hetuar oligarkët rus.
“Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë,” tha ai.
SHBA po mbyll gjithashtu hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar.
Ai më pas paralajmëroi Putinin duke thënë: “Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”.
“Putini ka shkaktuar dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës – do të paguajë një çmim të lartë në afat të gjatë,” tha Biden.
Top Channel