![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/p1dtunqg_tom-homan-pope-francis-_625x300_25_January_25_hd-800x450.jpg)
Lufta në Ukrainë po i prek të gjithë, përfshirë fëmijët.
Një 6-vjeçare mbërriti e plagosur në një spital në Mariupol të dielën. Nëna e saj qëndroi jashtë ambulancës ndërsa i ati u fut brenda duke i qëndruar pranë ndërsa ishte i mbuluar me gjak.
Familja ishte në një supermarket në juglindje të qytetit kur nisën predhat ruse, raporton Associated Press. Një ekip mjekësor shkoi me urgjencë për të shpëtuar jetën e vajzës së vogël.
“Nxirre jashtë, nxirre jashtë, ne mund t’ia dalim”, bërtiste një punonjës i spitalit përpara se trupi i vajzës të vendosej në barelë dhe të futej brenda.
Mjekët dhe infermierët u përpoqën ta shpëtonin por ajo nuk i mbijetoi plagëve. Teksa po i vendoste oksigjen, një mjek pa kamerën dhe tha: “Tregoja këtë Putinit. Sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qajnë”.
Top Channel