Vrasja e Altin Alikajt, mbërrijnë në gjykatë 23-vjeçari dhe shoku që i siguroi mjetin me qira për tu fshehur pas krimit

28/02/2022 13:54

Dy të rinjtë e arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Altin Alikaj në Vlorë kanë mbërritur në sallën e gjyqit për tu njohur me masën e sigurisë.

Ata janë Shazi Ahmetaj, 23 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Mateo Kiptiu 30 vjeç. Autori i dyshuar është Shazi Ahmetaj ndërsa Mateo Kiptiu e ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si ndodhi ngjarja

Altin Alikaj, i shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt është gjetur pa shenja jete në banesë nga nëna e tij.

Burime për Top Channel nga vendngjarja thanë se 46-vjeçarit iu gjet një plumb në shpatull nga krahu i zemrës si dhe ka pasur fraktura në kokë!

Viktima ka qenë para disa kohësh në Kosovë dhe sipas burimeve, 46-vjeçarit i është mbajtur pasaportë në Kosovë dhe është kthyer në mënyrë ilegale.

Pasi është ekzekutuar i është marrë edhe telefoni, ndërsa vrasja kishte disa ditë që kishte ndodhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA