Shteti zvicerian, “destinacion i preferuar” për oligarkët rusë, nuk është më neuatral, por ka vendosur të miratojë të gjitha sanksionet e vendosura tashmë nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë .
Pas një takimi të qeverisë këtë të hënë, presidenti i Zvicrës Ignazio Cassis, tha se vendi do të ngrijë menjëherë asetet e presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, si dhe të 367 individëve të sanksionuar javën e kaluar nga BE.
“Ky është një hap i madh për Zvicrën”, tha presidenti zvicerian para gazetarëve.
Qeveria zvicerane ka pohuar se do të zbatojë sanksionet në koordinim me BE-në, duke shtuar se këto ishin kryesisht sanksione financiare.
Duke vepruar kështu, Zvicra po i përgjigjet shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare për të cilat këta individë janë përgjegjës.
Top Channel