28/12 18:59
Ukraina po mendon të marrë hua nga investitorë ndërkombëtarë të bonove për të financuar forcat e saj të armatosura në betejën e tyre kundër pushtimit rus.
“Ministria e Financave u kërkon qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të huaj të mbështesin buxhetin e Ukrainës, duke investuar në bono qeveritare ushtarake”, citohet nga deklarata e kësaj ministrie.
Mësohet se ankandi i bonove është planifikuar të zhvillohet të martën, ku Ukraina kërkon të marrë hua nga investitorët për një vit.
“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës dhe për të siguruar nevojat financiare të shtetit gjatë luftës”, tha Ministria e Financave.
Top Channel