Deklarata e Demorkatëve Socialistë të SHBA (DSA) u kritikua nga liderët e Kongresit.
Grupi i kongresmenëve Demokratët Socialistë të Amerikës kanë fajësuar sot “ekspansionizmin imperialist” të SHBA dhe NATO-n që dhanë shkëndijën fillestare të pushtimit rus të Ukrainës, thanë ata në një deklaratë.
“DSA konfirmon thirrjen tonë për tërheqje të SHBA nga NATO dhe dhënien fund të ekspansionizmit imperialist që krijoi kushtet e këtij pushtimi”, thuhet në deklaratën e grupit.
Organizata më e madhe socialiste në SHBA, shtonte më tej: “Në një kohë kur dështimet e politikave të rendit aktual neoliberal janë të qarta për të gjithë, klasa në pushtet po përpiqet të ndërtojë një botë të re me anë të një tranzicioni distopik që ka si themel militarizmin, imperializmin dhe luftën, prandaj ne si socialistë kemi detyre të ndërtojmë një alternativë”.
Grupi socialist thohste më tej se “shumcia e dhjetë vjetëve po shikohen qartë me anë të këtij sulmi”, ndërsa mbyllte dekalratën me frazën “jo luftë, por luftë klasash”.
Mes anëtarëve të DSA të zgjedhur në Kongresin amerikan janë demokratja Alexandria Ocasio-Cortez dhe senatori i pavarur, ish-demokrat Bernie Sanders.
Ndersa veterani ushtarak dhe ish-kongresmen nga Staten Island, Max Rose, shkruante në një koment , “Jam shumë i shqetësuar nga deklarata e DSA ku bëhet thirrje për largim unilateral nga NATO në mes të “agreësionit rus në kontinentin evropian”.
DSA nuk dënonte pushtimin rus të Ukrainës por kërkonte diplomaci të menjëhershme për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e krizës.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me klasën punëtore të Ukrainës dhe Rusisë, të cilat mbajnë barrën kryesore të kësaj lufte. Pushtimi është një akt ilegal sipas Kartës së OKB”.
“Kriza kërkon një reagim të menjëhershëm anti-luftë nga komuniteti ndërkombëtar dhe jo masa imponuese apo militarizim të mëtejshëm. Presioni ekonomik e ushtarak vetëm do të përkeqësojë pasojat njerëzore të konfliktit”, shkruante grupi i majtë.
Top Channel