Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, bie në pranga 60-vjeçari që dëmtoi tre persona

28/02/2022 13:16

Policia e Vlorës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi ditën e dielë, nën efektin e alkoolit dyshohet se shkaktoi një aksident me tre të plagosur.

60-vjeçari me inicialet K.C., u përfshi në aksident me një automjet, duke lënë të plagosur lehtë tre persona, drejtuesin e automjetit tjetër si dhe dy pasagjerët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu, një tjetër shofer 30-vjeçar ra në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjende të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA