Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjerojnë sanksionet ndaj Bankës Qendrore të Rusisë, duke bllokuar bizneset amerikane atje dhe duke ngrirë çdo aset qe shteti rus mban në SHBA.
Në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme, sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se vendimi do të zbatohej për Bankën Qendrore të Federatës Ruse, Fondin Kombëtar të Pasurisë së Federatës dhe Ministrinë e Financave të Federatës ruse.
“Veprimi i paprecedentë që po ndërmarrim sot do të kufizojë ndjeshëm aftësinë e Rusisë për të përdorur asetet për të financuar aktivitetet e saj destabilizuese dhe do të synojë fondet nga të cilat varen Putini dhe rrethi i tij i ngushtë për të mundësuar pushtimin e tij në Ukrainë. Sot, në koordinim me partnerët dhe aleatët, ne po ndjekim angazhimet kryesore për të kufizuar aksesin e Rusisë në këto burime të vlefshme”, theksoi Yellen.
Më herët, Kanadaja dhe BE-ja njoftuan se do të kufizonin Rusinë për të përdorur rezervat e saj të bankës qendrore.
Top Channel