Putin quan Perëndimin ‘perandori gënjeshtrash’ teksa sanksionet gjymtojnë vlerën e rublës ruse (fotot)

28/02/2022 21:54

Presidenti rus Vladimir Putin foli sot me tone të ashpra në televizion duke dënuar “perandorinë e gënjshtrave” siç quante ai botën perëndimore, teksa u ndaloi rusëve të dërgonin para jashtë shtetit, në një kohë kur sanksionet botërore kanë ulur vlerën e rublës dhe kanë bërë që qytetarët të nxitojnë për të marrë para në banka.

Në një përmbledhje ditore të britanikes Daily Mail, thuhej se rubla kishte humbur 30 përqind të vlerës në fillim të ditës, teksa më vonë rifitoi terren duke u stabilizuar në vetëm 20 përqind humbje.

Rusët raportohet se po nxitojnë të tërheqin paratë nga bankat mes panikut të krijuar nga lufta.

Ndërkohë presidenti ironozonte sanksionet e Perëndimit gjatë një takimi emergjence me zyrtarët e ekonomisë në Kremlin.

Putin tha: “Ju kam ftuar për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, domethënë me sanksionet i ashtuquajturi komuniteti Perëndimor, perandoria e gënjeshtrave, po përpiqet të vendosë kundër vendit tonë”.

Putin njoftoi më pas urdhrin për ndalimin e dërgimit të parave jashtë shtetit, në masën që ka të bëjë me më të pasurit, paratë e të cilëve mund të destabilizojnë ekonominë, shkruan Daily Mail.

Një masë e re sanksionesh ka ndërprerë lidhjet e SHBA me bankën qendrore të Rusisë, praktikisht duke ndaluar amerikanët të bëjnë biznes me të, çka ndalon që Rusia të mbrojë valutën e saj, sipas Daily Mail.

Një zyrtar amerikan tha se Joe Biden kërkon të sigurohet që ekonomia ruse “të shkojë së prapthi, aq sa Putin shkon përpara me pushtimin e Ukrainës”.

Ndërkohë banka qendrore ruse raportohet se ka dyfishuar përqindjen e interesit nga 9.5 në 20 përqind dhe ka refuzuar hapjen e bursës së Moskës, sipas mediave.

Në vend njerëzit shiheshin në radhë para automateve bankare prej rritjes së frikës që sjell izolimi.

FOTO GALERI
1/5
Presidenti rus Vladimir Putin foli sot me tone të ashpra në televizion duke dënuar “perandorinë e gënjshtrave” siç quante ai botën perëndimore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA