Përplasi këmbësoren, arrestohet 21-vjeçari/ 40 gjoba për shoferët gjatë një jave në Tiranë

28/02/2022 13:28

40 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë javës që lamë pas në Tiranë, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia njofton se këta shoferë kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, veprime që rrezikojnë jetën e tyre dhe qytetarëve përreth.

Katër shoferë janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh.

Një 21-vjeçar që ka përplasur një shtetase dhe më pas është larguar nga vendgjarja ka rënë në pranga. Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.P. duke kryer parakalim të gabuar në zonën e Paskuqanit dhe me shpejtësi tej normave të lejuara plagosi 44-vjeçaren me iniciale D. E.

Gjatë javës  janë pezulluar 201 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

35 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,

150 për “Kufizimet e shpejtësisë”,

16 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të ç’regjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6352 masa administrative, me një mesatare 906 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

– 89 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike

– 93 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;

– 166 për xhama të zinj;

– 206 masa për parakalime të gabuara;

– 760 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 583 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, nga këto 34 pasi pasagjerët nuk kishin vendosur rripin e sigurimit;

– 132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 2809 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;

– 55 masa administrative për mungesë siguracioni;

– 1459 masa për shkelje të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA