Parashikimi i motit, java nis me diell dhe rënie temperaturash
28/02/2022 09:19
Gjatë ditës së sotme, do të jemi nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 8°C, në zonat e ulëta nga 6°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 6°C në 15°C.
Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga moti i kthjellët ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel